Kryeministri çek: Emigrantët myslimanë janë kërcënim për civilizimin evropian
Disa muaj më parë, Kryeministri i Çekisë Andrej Babis vlerësoi planin e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme, ndërsa tani është kundër tyre. Sipas tij, emigrantët myslimanë përbëjnë kërcënim për Evropën.
“Ne ( në Çeki) mendojmë se të marrësh emigrantë ilegalë është kërcënim për civilizimin evropian. Ne nuk duam të jetojmë në shtëpinë tonë si njerëzit që jetojnë në Afrikë apo në Lindjen e Mesme. Ne duhet të ndalojmë emigrimin nga shtetet myslimane. Nëse francezët, holandezët ose belgët duan të marrin më shumë nga sa kanë, kjo është në dorë të tyre”
, tha Kryeministri çek.
Babis bën thirrje se Bashkimi Europian duhet të forcojë më shumë kufijtë dhe të mbështesë autoritetet libiane, vend nga nisen pjesa më e madhe e refugjatëve.
Sipas Kryeministrit të Çekisë, BE-ja duhet t’i ofrojë ndihmë Libisë për të përballuar fluksin me refugjatët e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, në mënyrë që të frenohet kalimi i tyre drejt Evropës. Ai përshëndeti gjithashtu ndryshimin e politikës së Gjermanisë karshi refugjatëve ilegalë, duke vështirësuar dhënien e azilit.
/tvklan.al