Kryeministri Fatos Nano intervistë për qeverisjen (23 Shtator 1998)
Kryeministri Fatos Nano shprehet për forcimin e qeverisë, rendit, drejtësisë dhe masave kundër korrupsionit.
“Kryesia e Partisë Socialiste do ti paraqesë Komitetit të Përgjithshëm drejtues të saj, forumit më të lartë vendimmarrës, këtë paketë si dhe angazhimet që kjo situatë të kapërcehet me forcimin e qeverisjes , me përmirësimet e nevojshme në qeveri që do ti indetifikojmë së bashku me partnerët tanë në koalicion sepse dhe qeveria do të vazhdojë të qëndrojë një qeveri koalicioni, si dhe me një angazhim të të gjithë institucioneve dhe forcave politike të vendit që këto prioritete që ka Shqipëria të përballohen bashkarisht dhe të jenë të sigurta që do të realizohen. Përsa i përket këndvështrimit të Partisë Socialiste elementët që kërkohen për ndryshim dhe shëndoshje të qeverisë janë ato që pret dhe publiku.” – tha ai
Pamje kryeministri Fatos Nano intervistë me gazetarët./tvklan.al