Kryeministri grek Simitis zgjidhet në krye të PASOKU-t (22 Mars 1999)


Kryeministri grek Simitis zgjidhet në krye të PASOKU-t (22 Mars 1999)

11:12 22/03/1999

Kryeministri Grek Kosta Simitis u rizgjodh dje në krye të PASOKU-t, Parta Socialiste në pushtet në përfundim të Kongresit të pestë. Simitis siguroi 55.7% të votave tha një ndër bashkëpunëtorët e tij Teodoros Cukatos. Me vlerë është komentuar kjo vendosje e Simitis në krye të PASOKU-t, sidomos pas problemit të ndërlikuar Ocalan, i cili shkaktoi stuhi në qeverinë greke ku si pasojë u shkarkuan katër ministra.

Problemi Ocalan ende nuk ka përfunduar por një fitore e besimit në partinë e tij e bën Simitisin të ketë pozita më të forta në qeverisjen e tij. Në Kongresin e pestë të PASOKU-t morën pjesë dhe ish Kryeministri Shqiptar Fatos Nano, Kryeministri aktual Pandeli Majko dhe ish Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Gaqo Apostoli./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme