Kryeministri Hungarez, takime të ndara me linderin Berisha dhe kandidatin Pollo (30 Gusht 1999)


Kryeministri Hungarez, takime të ndara me linderin Berisha dhe kandidatin Pollo (30 Gusht 1999)

12:20 30/08/1999

Opozita shqiptare ka qënë në qendër të axhendës së kryeministrit hungaret Viktor Orban. Lideri demokrat Berisha dhe nënkryetari Pollo kanë zhvilluar takime të ndarë nga njëri- tjetri në Selinë e Ambasadës Hungareze. Në fillim ka mbërritur Berisha i shoqeruar nga Topalli e Bode. Pas përfundimit të takimit Berisha u shpreh:

Sali Berisha: Diskutuam gjerësisht për gjendjen në Rajon dhe për zhvillimet në Shqipëri. Të dy mendojmë se një epokë e re është hapur me mbarimin e luftës. Ne siguruam Kryeministrin se PD mbështet plotësisht Administratorin Kushner dhe forcat e KFOR-it dhe u bën thirrje shqiptarëve që të bashkëpunojnë me luajalitet për ndërtimin e paqes e stabilitetit. Diskutuam për situatën në vend ku theksuam se PD është e vendosur nëpërmjet alternativave të nxjerrë vendin nga kriza. Përcaktuam si faktor kryesor të krizës që po thellohet në Shqipëri mbështetjen politike të krimit të organizuar dhe krimin e organizuar, korrupsionin e qeveritarëve dhe zyrtarëve të administratës. Këto dy faktorë praktikisht po e shkretojnë ekonominë e vendit, po largojnë masivisht investitorët e huaj dhe po realizojnë një mur të vërtetë ekonomik të Shqipërisë me botën e tregut.

Pas Berishës ka mbërritur i vetëm Genc Pollo në Ambasadën Hungareze për të biseduar me Kryeministrin Orban. Kjo është hera e parë që Berisha dhe Pollo zhvillojnë takime të ndara nga njëri-tjetri. Veç kësaj ështe folur shpesh dhe per ekzistencen e nje thyerje politike mes kryetarit dhe nenkryetarit te Partise Demokratike. Ky fakt i fshehur pas takimeve të sotme duket se ka shërbyer që problemet mes Berishës dhe Pollos të bëhen publike./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme