Kryeministri Hungarez vizitë në Tiranë (30 Gusht 1999)


Kryeministri Hungarez vizitë në Tiranë (30 Gusht 1999)

10:32 30/08/1999

Ndryshimi i balancave Ballkanike pas luftës në Kosovë, ka sjellë sot në Tiranë një tjetër kryeministër të një vendi të rajonit tonë. Numri një i Qeverisë Hungareze Viktor Orban ka kërkuar sot në Shqipëri përkrahjen zyrtare për Pavarësinë e Vojvodinës nga Jugosllavia e mbetur. Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia edhe Vojvodina me shumicë etnike hungareze ka filluar rebelimin anti Millosheviç.

Kryeministri Majko ka siguruar homologun e tij se Qeveria Shqiptare do të jetë përkrah Hungarisë për çeshtjen e Vojvodinës. Ndërsa serbët kanë filluar të mendojnë vetëm për serbët tha Majko, edhe hungarezët duhet të mendojnë për hungarezët.

Kryeministri Hungarez ka takuar sot dhe Presidentin Mejdani ku një vend të rëndësishëm ka patur çeshtja e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. Zoti Majko dhe Zoti Orban kanë deklaruar para gazetarëve rezultatet e takimeve të sotme. Ata janë shrehur se Shqipëria dhe Hungaria në një të ardhme të afërt do të jenë në të njëjtin krah në balancin e ri të Ballkanit.

Për borxhin 15 milion dollarësh që Shqipëria i ka Hungarisë do të krijohet një komision i përbashkët ekonomik. Kryeministri Orban ka kërkuar pjesëmarrjen e biznesit hungarez në procesin e privatizimit në Shqipëri si dhe zgjerimin e fluturimit të linjës ajrore Malev dy herë në ditë. Kryeministri hungarez ka ofruar një mënyrë pragmatiste për shlyerjen e borxhit si për pavarësinë e Vojvodinës dhe lehtësira ekonomike për bizneset e saj në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme