Kryeministri i Spanjës Aznar takim me Kryeministrin Majko dhe Presidentin Mejdani (30 Maj 1999)
Spanja e mbështet vazhdimin e sulmeve ndaj Beogradit deri në plotësimin e 5 kushteve të vëna nga NATO. Numri një i Qeverisë Spanjolle Hoze Maria Aznar ka shkelur sot për herë të parë tokën shqiptare duke premtuar jo vetëm ndihmë ekonomike por edhe politike morale në situatën e krijuar nga ardhja e mijëra refugjatëve kosovarë.
Ai u prit nga Presidenti Mejdani. Mejdani përsëriti kërkesën e shtetit shqiptar për vendosjen në Kosovë të një force ndërkombëtare ushtarake të udhëhequr nga NATO. Mejdani dhe Aznar kanë kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës. UÇK-ja është aleate e NATO-s ndaj duhet ndihmuar ka theksuar Mejdani. Ai ka përsëritur qëndrimin e shtetit shqiptar për vendosjen e Kosovës nën Protektoratin Ndërkombëtar.
Kryeministri Aznar është pritur nga Kryeministri Majko. Po hapim një kapitull të ri njerëzor e protokollar me Spanjën u shpreh Majko. Ai theksoi se stabiliteti i Shqipërisë siguron mbajtjen e një situatë të qëndrueshme në Maqedoni dhe Mal të Zi./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame