Kryeministri i Suedisë uron Presidentin Meta
Kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven, ka uruar Ilir Metën me rastin e zgjedhjes si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Përmes një telegrami, Löfven, vlerëson marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shpreh bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.
Teksti i plotë i letrës:
Shkëlqesia juaj,
Në emër të Qeverisë së Suedisë, kam kënaqësinë t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e Presidenti të Republikës së Shqipërisë.
Suedia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë marrëdhënie të shkëlqyera prej një kohe të gjatë.
Pres që në të ardhmen të thellojmë dialogun në çështje të përbashkëta dhe integrimit evropian. Kam bindjen e thellë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.
Ju uroj në vazhdimësi sa më shumë sukses dhe urtësi në kryerjen e detyrave tuaja të rëndësishme në këtë post.
Me respekt
Stefan Löfven
Kryeministër i Suedisë
/tvklan.al