Kryeministri Ilir Meta në Itali – (9 Nëntor 1999)


Kryeministri Ilir Meta në Itali – (9 Nëntor 1999)

19:37 09/11/1999

Arkiva Lajme – Tv KLan 1999

Italia do të mbështesë projekte strategjike që kanë në qendër Shqipërinë në kuadër të Paktit të Stabilitetit. Nesër realizohet në Romë vizita e parë e Kryeministrit Ilir Meta jashtë vendit. Italia zë vendin e parë me investimet në Shqipëri me 465 ndërmarrje të përbashkëta, ndërkohë që pjesa më e madhe e importeve shqiptare kaloj nëpërmjet territorit të fqinjit nëpërmjet Adriatikut.

Autoritetet italiane pritet të përsërisin kërkesën e vazhdueshme për frenimin e transportit të klandestinëve dhe të trafiqeve ilegale me piknisje Shqipërinë.

Italia ka marrë përsipër mbështetjen e kandidaturës së Shqipërisë për Asocimin në Bashkimin Europian dhe për antarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë. Kryeministri Ilir Meta është ftuar nga homologu i tij Masimo D’alema por do ketë takime dhe me njerez të njohur të shtetit, politikës dhe biznesit italian./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme