Kryeministri Ilir Meta për MSA – (24 Nëntor 1999)


Kryeministri Ilir Meta për MSA – (24 Nëntor 1999)

22:44 24/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Ilir Meta për Marrveshjen e Stabilizim Asocimit.

Kryeministri Ilir Meta:- “Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër përpara drejt BE. Vendimi i Komisionit Europian për miratimin e raportit të fisibilitetit për Marrëveshjen e Stabilitetit dhe të Asocimit, që i hap rrugë negociatave për realizimin e kësaj marrëveshje, është një hap mjaft i rëndësishëm që ne hedhim drejt integrimit të vendit tonë, por njëkohësisht dhe një përgjegjësi shumë e madhe pasi kjo na obligon për t’u përgatitur shumë më mirë dhe shumë më denjësisht se deri më sot në mënyrë që këto negociata t’i shërbejnë hapesirave gjithnjë e më të medha të integrimit tonë jo vetëm politik por në radhë të parë ekonomik në BE dhe besoj se tashmë Qeveria Shqiptare e ka shumë të qartë po përpiqet të sqarojë edhe opinionin, edhe botën shqiptare të biznesit se me integrim nuk kuptojmë takime të personaliteteve qeveritarëve me personalitete dhe qeveritarë të BE, por integrimi bëhet në Shqipëri, bëhet çdo ditë duke ndryshuar parametrat konkret të realitetit këtu që nga siguria, parametrat ekonomike sociale dhe besoj se ky inkurajim që marrim sot nga Brukseli, kjo përkrahje pasi dihet se ka pasur diskutime të ndryshme do të na bëjë akoma më të përgjegjshëm për të realizuar një marrëveshje sa më të rëndësishme dhe një marrëveshje sa më në favor të interesave të vendit tonë./tvklan.al






Të ngjashme