Kryeministri inspekton investimet në Durrës, kanale ujitëse e rrugë
Rivitalizimin dhe vënien në funksion të kanaleve ujitëse në Bashkinë e Durrësit,Vangjush Dako në mandatin e tij të 3 ja njeh si meritë qeverisë Rama.
Sëbashku me kryeministrin kanë inspektuar punimet për disa prej këtyre kanaleve që do të shërbejnë siç thotë Dako, për ujitjen e 6 mijë hektarëve tokë bujqësore.
“Rezervuarin e hapëm 2 muaj më parë, tani realizuam edhe këtë kanal vaditës. Ka një vlerë të punimeve rreth 60 milionë lekë. Janë rreth 5 mijë familje, të cilat merren me bujqësi dhe përfitojnë nga ky investim. 25 vjet që ky kanal i ndërtuar në atë kohë, por që nuk ka funksionuar asnjëherë”
, tha Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Një tjetër investim i Bashkisë së Durrësit që është inspektuar nga kryeministri ishte dhe ai prej 81 milion lekësh për rikonstruktimin e rrugës Vrinë – Fshati Rinia. Ky aks prej 5,5 km i shërben jo vetëm 5 mijë banorëve të këtyre zonave sipas Dakos, por dhe turizimit pasi lidh dhe autostradën me bregdetin.
Tv Klan