Kryeministri izraelit dërgohet me urgjencë në spital
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, është dërguar me urgjencë në spital në Jerusalem.
Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e së martës nga media izraelite, sipas të cilës Netanjahu kishte temperaturë të lartë dhe kollë.
Sipas “Ynetnews”, mjeku i kryeministrit tha se ai nuk kishte plotësuar periudhën pushimit, e nevojshme për rikuperimin nga një sëmundje që kishte vuajtur dy javë më parë.
Ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve shtesë në spital.
Lajmi për shëndetin e kryeministrit Netanjahu vjen në një kohë që ai është hetuar dhe marrë në pyetje nga policia për marrëveshjet me kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në Izrael.
Kryeministri ka mohuar akuzat, por e ardhmja e tij politike mbetet në rrezik.
/tvklan.al