Kryeministri kanadez “godet” Trump


Kryeministri kanadez “godet” Trump

09:36 29/01/2017

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur kundër ndalimit të përkohshëm të SHBA-ve për emigrantë nga vendet e caktuara.

Përmes disa cicërimave në Twitter, Trudeau theksoi angazhimin e qeverisë së tij për ata që ikin nga persekutimi, terrori e lufta, se kanadezët do t’i mirëpresin.

Brenda pak orësh, cicërima e kryeministrit kanadez, është shpërndarë më shumë se 150 mijë herë.

“Mirë se vini në Kanada”, ka shkruar më tej Trudeau.

Trudeau, i cili fitoi vëmendje globale për lejimin e hyrjes së 40 mijë refugjatëve sirianë në Kanada gjatë 13 muajve të fundit, gjithashtu ka bërë një cicërimë të mprehtë që tregonte atë duke e përshëndetur një fëmijë refugjat në një aeroport kanadez në vitin 2015.

Të premten, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndalimin e hyrjes në SHBA nga Iraku, Siria, Sudani, Irani, Somalia, Libia dhe Jemeni për 90 ditë./ tvklan.al






Të ngjashme