Kryeministri Majko dhe Ministri i Rendit Poçi vizitë në Amerikë (25 Shtator 1999)


Kryeministri Majko dhe Ministri i Rendit Poçi vizitë në Amerikë (25 Shtator 1999)

08:26 25/09/1999

Spartak Poçi Ministër i Rendit Publik, Xhavit Shala Drejtor i Policisë Kriminale në Ministri dhe Edmond Koseni Drejtor i Policisë së Elbasanit janë nisur sot bashkë me Majkon drejt SHBA-së. Në fakt grupi qeveritar i drejtuar nga Majko thirrur nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar aktiviteti i të cilit duket se ka lidhje me ekonominë dhe financat.

Sigurisht që misioni i “tre muskutierëve” të Policisë Shqiptare është komplet gjë tjetër. Takimi i tyre të cilët nuk janë të paraqitur në agjendë zyrtarisht, do të ketë lidhje me kolegët e tyre por dhe specialistë të antiterrotir amerikan si CIA dhe FBI. Prezenca e një Ministri Rendi dhe Drejtori në Ministri e Komisar të Policisë shënon herën e parë të vizitave të një rangu të tillë në një delegacion qeveritar dhe aq më shumë në SHBA.

Ishte Ambasadori Limpreht që ja premtoi këtë vizitë dhe takimet me homologët e tij amerikanë Ministrit Poçi. Por prezenca e komisarit të fortë të Elbasanit Kosenit në këtë vizitë tregon interesin e madh që SHBA ka në rivendosjen e rendit në Shqipëri. Dora e fortë e Kosenit e njohur pas kapjes së disa kapove duket se ka shtuar kureshtjen e amerikanëve për ta njohur nga afër por dhe për të vendosur kontakte më të vazhdueshme me atë të pritet të drejtojë policinë e kryeqytetit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme