Kryeministri Majko hetim për rrugët (12 Mars 1999)
Burg për përgjegjësit e rrugëve të prishura. Ajo çka ka qënë një ndër arritjet më të mëdha të Ministrisë së Apostolit, duket se po kthehet në bumerang. Kryeministri Majko i ka kërkuar Prokurorisë procedim penal për 75 mijë metra katrorë rrugë të keqasfaltuara dhe shpërdorim të fondit prej 158.7 milion lekë të akorduara nga Qeveria në periudhën Maj-Korrik ’98.
Gazetarja: Ju keni qënë Zëvëndësministër edhe në periudhën në fjalë, ndoshta sot jeni rrezikuar për burg.
Zëvëndësministri: Nuk e di, e kam lexuar sot nga gazetat, është njoftim nga gazetat dhe ne nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar në kuptimin nga Prokuroria. Megjithatë nëqoftëse do të kërkohet do të japim gjithë shpjegimet e duhura, për ato çka është vepruar në ato periudha, në zbatim të vendimeve të Qeverisë.
Gazetarja: Lajmi është i konfirmuar megjithatë nga zyra e shtypit e Kryeministrit, ndjeheni përgjegjës për çka akuzohet?
Zëvëndësministri: Mendoj që ne i kemi realizuar procedurat siç duhet. Në kushtet e, nuk përjashtoj, mendojmë në kushtet që u zhvilluan këto punime, të emergjencës që u zhvilluan këto punime, për atë situatë të rëndë që ishte në rrugët e Tiranës, pa shkelur ligjet, e theksoj dhe një herë pa shkelur në asnjë vend ligjet, por kuptohet që u punua .
Ekspertë nga kjo Ministri konfirmojnë që Kontrolli i Shtetit po ushtron prej tre muajsh një kontroll të imët të punës. Kjo kërkesë e kryeministrit është e përshpejtuar thonë ata ndërkohë që përfundimet nuk janë zbardhur ende nga ky organ i pavarur nga qeveria. Megjithatë gjyqtarët kryesorë të aktakuzës do të jenë këto rrugë të Tiranës, /tvklan.al
Gazetare : Eni Vasili