Kryeministri Majko intervistë në CNN (21 Maj 1999)


Kryeministri Majko intervistë në CNN (21 Maj 1999)

12:40 21/05/1999

Diskutimi me krerët e Aleancës mbi ecurinë e operacioneve kundër Jugosllavisë do të nisë ditën e martë Kryeministrin Majko drejt Selisë së NATO-s në Bruksel. Sot Majko dha një konferencë për shtyp në lidhje direkte nga zyra e tij në kanalin CNN për gazetarët e pranishëm në selinë e NATO-s në Bruksel. Çdo diskutim, tha Majko, rreth zgjidhjes së krizës në Kosovë duhet të ketë të bëje me kthimin e të shpërngulurve në shtëpitë e tyre.

Shpresa e të gjithëve është e lidhur ngushtë me mbarimin e suksesshem të bombardimeve të NATO-s. Kryeministri Majko ka shprehur qëndrimin e prerë të Qeverisë Shqiptare kundër idesë për një zgjidhje politike dhe paraqitjes së Millosheviçit si palë në bisedime. Sipas tij ndërprerja e bombardimeve do të jetë shumë e dëmshme.

I pyetur për misionin e NATO-s në Shqipëri dhe sulmet serbe në kufijtë shqiptare, Majko tha se NATO në vendin tonë ka vetëm mision humanitar. Ushtria Shqiptare ka përfunduar ai, është e gatshme të mbrojë kufijtë territoriale./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme