Kryeministri Majko me Albert Brojkën – (15 Maj 1999)


Kryeministri Majko me Albert Brojkën – (15 Maj 1999)

15:11 15/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Majko i zgjat dorën sërisht Pushtetit Lokal për bashkëpunim. I shoqeruar nga Ministri i Pushtetit Lokal Arben Demeti, Kryeministri Majko ka shkuar sot në Bashkinë e Tiranës. Sistemimi i të ardhurve nga Kosova mësohet të ketë qenë në qendër të bisedimeve të keyrministrit me kryebashkiakun Brojka, takim i cili u zhvillua pa praninë e gazetarëve.

Ndërsa Majko është larguar pa preferuar të flasë, Brojka u shpreh për gazetarët.

Albert Brojka, kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Zoti Kryeministër kërkoi një takim me Pushtetin Lokal të Tiranës për të njohur gjendjen që ka të bëjë me kosovarët që janë strehuar nëpër kampingje e nëpër shtepiat e qytetarëve të Tiranës. U informua se ç’po bëhet me investimet në Tiranë, sa mundësi kemi për të investuar dhe ku kemi për të investuar dhe u prononcua se do të bënte përpjekje maksimale që të shtonte investimet në Tiranë dhe ta ndihmonte Pushtetin Lokal të Tiranës për të kaluar këtë situatë që është e vështirë. U diskutua dhe për ligjin e urbanistikës, për opsionet që ka Bashkia e Tiranës për këtë ligj, për vështirësitë që ka për zbatimin e këtij ligji. Dhe Kryeministri së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal u interesuan dhe vendosën që ta rishikojnë edhe një herë t’i bëjnë permiresimet e mundshme”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme