Kryeministri Majko në Itali – (7 Gusht 1999)


Kryeministri Majko në Itali – (7 Gusht 1999)

22:24 07/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mafia shqiptare është ende e re por për fat të keq po punon nën ombrellën e mafieve të vjetra. Kështu ka deklaruar kryeministri Majko për shtypin Italian gjatë vizitës së tij në Itali. Ne duhet të bashkëpunojmë vijoi Majko ne mënyrë intensive, inteligjente dhe operative për të gjetur e shkulur rrënjët që bashkojnë kriminalitetin Italian dhe atë të vendit tim.

Majko ka bërë tre ditë pushime në gjirin e Napolit, vizitë kjo që nuk ka kaluar pa u pasqyruar në një numër gazetash si “Il Mattino”, “La Stampa”, “Corriere della Sera”, si dhe stacione televizive. Majko gjatë qëndrimit në Italia është takuar me kryeministrin D’alema. Dy kryeministrat kanë biseduar për ndërmarrjen e nismave që mund të orientojnë një protagonizëm të ri në Ballkan. Majko ka siguruar D’alemën se Shqipëria do të bëjë gjithçka ka për detyrë.

Kryeministri shqiptar ka deklaruar për shtypin gjithashtu se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të mbyllen. Ne vijoi ai duhet të rrisim marrëdhëniet edhe në fusha të tjera. Majko është takuar edhe me politikanë të tjerë Italian ku kryetari i bashkisë së Ravelos, i ka ofruar kryeministrit shqiptar titullin “Qytetar Nderi” të këtij qyteti./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme