Kryeministri Majko për Kosovën, (9 Shkurt 1999)


Kryeministri Majko për Kosovën, (9 Shkurt 1999)

18:40 09/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nëse vazhdon masakra në Kosovë të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë u jepet e drejta për organizimin e vetëmbrojtjes kolektive. Kryeministri Majko një ditë pas kthimit nga SHBA, ka deklaruar para gazetarëve se shqipëria nuk do ti lërë vetëm vëllezrit kosovarë përball srbëve.

Majko u shpreh se kishte kërkuar prezencën ushtarake amerikane në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të Natos bazat ushtarake për një ndërhyrje të mundshme në Kosovë. Duke u ndalu ne takimin shqiptaro-serb të Rambujesë për Kosovën Majko u shpreh:

Kryeministri Pandeli Majko:- “Ne e konsiderojmë Rambujenë veçse një fillim. Nuk mund të jetë Rambujeja ajo që do të vendosi vulën përfundimtare se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës”.

Majko vlerësoi kompaktësinë e grupit shqiptar në Rambuje me pjesmarrje në të UÇK-së. Qeveria shqiptare do të mbështesë të drejtën e vetëvendosjes për shqiptarët e Kosovës u shpreh ai./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme