Kryeministri Majko, stacioni i pompimit në Pojan – (1 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryeministri Pandeli Majko ka inaguruar sot paradite stacionin e pompimit të Havalasit në komunën e Pojanit të rrethit të Fierit. I shoqëruar nga Lufter Xhuveli, Ministri i Buqësisë dhe Ushqimit, Kryeministri Majko ka prerë shiritin e inagurimit të këtij stacioni, katër pompat e të cilit do të ujisin 2280 hektar tokë.
Kryeministri Majko është shprehur se Bujqësia shihet si një nga prioritetet e kësaj zone nga qeveria shqiptare. Ai u interesuan për nevojat që kanë banorët e fashatit Havalas dhe premtoi që qeveria do të ndihmojë zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë në të ardhmen. Këto projekte të vogla në dukje janë të rëndësishme pasi prekin drejtëpërdrejtë nevojat e popullsisë që banon në këtë zonë.
Stacioni i pompave të Havalasit u rehabilitua në fazën e pestë të zbatimit të zbatimit të projektit të parë të ujitjes dhe të kullimit. Kanalet ujitëse që marrin ujë nga ky stacion ka një gjatësi prej 20.5 km. Ky stacion është instaluar pranë kanalit Vjosë – Levan – Fier./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame