Kryeministri Majko takon Papa Gjon Pali II në Vatikan (15 Janar 1999)
Audiencë private për kreun e Qeverisë Shqiptare dhe bashkëshorten e tij nga vetë kreu i Selisë së Shenjtë në Vatikan. Burime nga Selia e Kishës tregojnë se Kryeministri Majko e ka informuar Atin e Shenjtë mbi gjendjen aktuale në Shqipëri. Në kuadrin e këtij momenti të vështirë që po kalon Kosova dhe Ballkani në përgjithësi.
Asnjë hollësi tjetër lidhur me takimin kokë më kokë midis Majkos dhe Papa Gjon Pali II ndërkohë që burime zyrtare thonë se mes tyre janë diskutuar gjithashtu edhe marrëdhëniet aktuale mes kishës dhe shtetit shqiptar pas shpalljes së Kushtetutës së re./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe