Kryeministri Majko vizitë në Bathore (19 Korrik 1999)


Kryeministri Majko vizitë në Bathore (19 Korrik 1999)

12:12 19/07/1999

Lagja në periferi të Tiranës me emrin Bathore shumë shpejt do të kthehet në një qytezë. Menaxhimi i tokës urbane financohet nga kredia e Bankës Botërore dhe Shteti, kjo kryesisht në zonat e degraduara. Në vëzhgim të zbatimit të këtij projekti të pranishëm Presidenti i Bankës Botërore Uillsenson, Kryeministri Pandeli Majko dhe ministra të kabinetit.

86 familje të përbëra nga 570 frymë kanë bashkëpunuar pasi janë ata që do të përfitojnë. Një projekt jo i thjeshtë pasi ka të bëje me përfshirjen totale të komunitetit të kësaj zone. Një banor në bisedë me Presidentin Uillenson ka treguar se ka prishur akvititetin e tij të një furre buke për të pasur një bashkëpunim të përbashkët.

Kryeministri Majko ka falenderuar Bankën Botërore për këtë nisëm te marre rreth kësaj lagjeje të Tiranës. Mirënjohje edhe nga banoret të cilët hedhin idenë e shpërblimit. Investimet janë të ndara në tre faza. E para përfshin 100% investim nga shteti. Faza sekondare 80 % nga shteti dhe 20% nga banorët dhe e fundit është përfitimi 100% nga banorët. Për këtë shpjegon Arben Bakllamaja, oficer projekti në Bankën Botërore.

Arben Bakllamaja: Qëllimi është vetëm për të krijuar hapësirat e nevojshme dhe përfundimisht banorët të caktojnë kufijtë e gardheve dhe të oborreve të tyre. Fillojnë krijohen konturet e një qyteti të vogël. Hapi i dytë do jetë sjellja e ujit. Në zonën pilot nëqoftëse gjërat do të ecin siç janë parashikuar, ndoshta për një periudhë dyvjeçare kjo zonë do të marrë tamam pamjen e një qyteti të ri, me infrastrukturën bazë.

Sheshi pilot përfshin 33 hektarë ndërkohë që puna do vazhdojë për 250 hektarë të tjerë të zonës së Bathores./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme