Kryeministri maqedonas Gjeorgjevski takim me kryeministrin Majko (22 Janar 1999)


Kryeministri maqedonas Gjeorgjevski takim me kryeministrin Majko (22 Janar 1999)

15:31 22/01/1999

Qeveria maqedonase është e gatshme t’i krijojë hapësirë NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në rast të shkallëzimit të konfliktit. Këtë e ka deklaruar Kryeministri Maqedonas Gjeorgjevski gjatë vizitës në Tiranë.

Shqipëria dhe Maqedonia, tha Kryeministri Majko do të bashkëveprojnë së bashku me organizmat Euroatlantik. Dy Qeveritë kanë rënë dakort për ndërtimin e korridorit të tetë lindje-perëndim. U nënshkruan dhe tre marrëveshje për punësimin e çeshtjes sociale, politikën e jashtme dhe bujqësinë. Gjeorgjevski është pritur dhe nga Presidenti Mejdani dhe Kryeparlamentari Gjinushi./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme