Kryeministri Meta dhe aktivitetet në Kolonjë (20 Maj 2000)


Kryeministri Meta dhe aktivitetet në Kolonjë (20 Maj 2000)

15:39 20/05/2000

Kryeministri Ilir Meta viziton sot rrethin e Kolonjës. Meta në këtë vizitë bëhet anëtar në shumë aktivitete të këtij rrethi, më me pak krime dhe i vetmi rreth në Republikë që nuk ka asnjë krim të pazbuluar. Vizitën e parë Kryeministri e ka bërë në spitalin e Ersekës ku po kryhen riparime në këtë qendër. Vetëm për përshtatjen e Urgjencës janë shpenzuar 8 milion lekë dhe për rikonstruktumin e laboratorit 5 milion lekë.

Kryeministri Meta përveç informimit për pajisjet e spitalit është njohur nga afër dhe me shqetësimet e pacientëve të shtruar këtu. Vizita vazhdoi më tej me invesimet në rrugën Pavli Prifti dhe më pas ka inaguruar Kopshtin 1 të fëmijëve. Në Voticë të Kolonjës 57 vite më parë është krijuar batalioni “Partizan Hakmarrja”. Sot në këtë shesh kolonjarët kanë përkujtuar ngjarjet e 20 Majit të vitit 1943.

Kryeministri Meta evokoi vlerat e qytetarisë kolonjare, patriotizmin dhe dashurinë e tyre për punën. Populli i Kolonjës është shprehur Kryeministri Meta sikurdoherë dhe në periudhën e transformimeve demokratike në Shqipëri, ka dhënë kontributin e tij, ka treguar vlerat si një popull i ekuilibruar dhe tolerant që shesh gjithnjë përpara në rrugën e përparimit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme