Kryeministri Meta dhe Presidenti Mejdani, takim me Konsujt e Nderit të Shqipërisë (21 Qershor 2000)
Grupi i Konsujve të Nderit të Shqipërisë në botë ka takuar sot Kryeministrin Meta dhe Presidentin Mejdani. Meta i ka informuar ata për hapat e deritanishëm të qeverisë duke vënë theksin mbi ecurinë e ndërtimit të rrugëve në të gjithë vendin.
Ndërsa gjatë takimit me presidentin, ky i fundit ka kërkuar rritjen e rolit të Konsujve të Nderit për zhvillimin e Shqipërisë, veçanërisht në planin ekonomik. Është shumë pozitive tha Mejdani kontaktet midis nesh, kontaktet e drejtpërdrejta dhe atij njerëzor. Ne duam vijoi ai, të rrisim bashkësinë e miqve, të rritet numri konsujve të nderit të Shqipërisë në funksion të interesave tona të përbashkëta./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego