Kryeministri Meta intervistë në “Le Figaro” për konfliktin në Maqedoni – (6 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në prag të mbledhjes të Këshillit të Sigurimit, për konfliktin në Maqedoninë Veriore, kryeministri Meta, në një intervistë për gazetën franceze “Le Figaro”, i ka konsideruar aksionet e luftëtarëve shqiptarë, në jug të Serbisë dhe në Maqedoni, totalisht të papranueshme dhe të dëmshme për stabilitetin e rajonit.
“Unë shpresoj, se shqiptarët e Serbisë Jugore dhe të Maqedonisë së Veriut, duhet të zgjedhin rrugën e dialogut, përndryshe ata do të izolohen dhe do të humbasin çdo lloj mbështetje”, thekson Meta.
I pyetur për idenë e Shqipërisë së Madhe, kryeministri Meta thekson, se shteti shqiptar nuk mbështet ndryshimin e kufijve. Sipas kryeministrit Meta, shqiptarët e Serbisë, duhet të negociojnë me Beogradin për të zgjidhur problemet e tyre. Meta shtoi, se kishte kërkuar nga shqiptarët e Kosovës, të tregojnë më tepër tolerancë ndaj serbëve të mbetur në provincë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame