Kryeministri Meta iu përgjigjet akuzave për marrëveshjen me Italinë – (30 Korrik 2000)


Kryeministri Meta iu përgjigjet akuzave për marrëveshjen me Italinë – (30 Korrik 2000)

22:19 30/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Kryeministri Meta ka reaguar sot ndaj komenteve të bëra si në Shqipëri ashtu dhe në Itali rreth marrëveshjes së patrullimit të forcave italiane në kufijtë shqiptarë. Sipas një deklarate të kryeministrit bërë publike nga zëdhënësi i tij, qeveria  shqiptare do të mirëpresë aksionet e përbashkëta me strukturat e policisë dhe roje bregdetare italiane, në luftë kudër trafiqeve të paligjshme.

Për këto iniciativa, thuhet në deklaratë, kemi rënë dakord me kryeministrin Amato dhe po punojmë për të konkretizuar sa më parë në një marrëveshje me veprime konkrete. Meta dhe Amato gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, kanë rënë dakord që duhet të punojnë për të arritur një marrëveshje shumëpalëshe me vendet fqinje.

Për kryeministrin Meta, “në qoftë se këto veprime konkrete të dy qeverive tona do të vazhdojnë të instrumentalizohen politikisht dhe nuk do të gjejnë mbështetjen e gjithë spektrit politik shqiptar dhe italian, atëherë trafikantët do të inkurajohen dhe puna e përbashkët do të vështirësohet”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme