Kryeministri Meta konferencë pas vizitës në Gjermani – (19 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryeministri Meta është kthyer në Shqipëri pas një vizite tre ditore në Gjermani. Menjëherë pas mbërritjes, në një konferencë për shtyp në aeroportin e Rinasit, Meta e ka cilësuar vizitën tepër të suksesshme. Qeveria dhe shteti gjerman, tha ai, kanë dhënë siguri për forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve.
Kryeministri Meta ka sqaruar gjithashtu dhe detajet e takimit me një nga liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bujar Bukoshi.
Kryeministri Ilir Meta:- “Unë jam i hapur dhe dëshiroj të zhvillojë kontakte dhe të njoh dhe pikëpamjet e të gjithë politikanëve të Kosovës në veçanti. Kryesisht kemi biseduar përsa i takon bërjes më konkrete të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe veçanërisht përsa i takon bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe përmirësimit të infrastrukturës”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego