Kryeministri Meta mbështet të gjithë kandidatët e PS-së për bashkitë e vendit (15 Shtator 2000)


Kryeministri Meta mbështet të gjithë kandidatët e PS-së për bashkitë e vendit (15 Shtator 2000)

15:39 15/09/2000

Kandidatët socialistë për kryetar të bashkive në qytetet kryesore të Shqipërisë, kanë marrë mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Kabinetit Meta, në realizimin e projekteve të tyre në riparimin e rrugëve, furnizimin me ujë të pijshëm, energjisë elektrike dhe ndërlidhjet telefonike. Pas 1 tetorit, Policia Bashkiake do të koordinojë veprimet me Policinë Elektrike dhe Policinë Ndërtimore për lidhjet e paligjshme.

Mbështetjet e projekteve të bashkiakëve të ardhshëm, e ka dhënë vetë Kryeministri Ilir Meta.

“Ata i kanë të qarta të gjithë mangësitë e administrimit të deritanishëm si rezultat i paaftësisë apo korrupsionit të pushtetit lokal ekzistues, të mungesës së përgjegjësisë së tij. Po kështu ka të qartë dhe nevojat e rëndësishme që të bëhen dhe përmirësime në legjislacion dhe në kuadrin e decentralizimit që tashmë ka filluar të zbatohet si strategji dhe njëkohësisht mendoj se nga ky takim do të arrihen më shumë konkluzione që kanë të bëjnë me një konceptim bashkëkohor, por dhe më praktik të administrimit të problemeve të qyteteve tona kryesore dhe gjithashtu të zhvillimit të këtyre qyteteve dhe në kuadrin e zhvillimit kombëtar në kuadrin e projekteve të rëndësishme kombëtare që kanë të bëjnë me infrastrukturën nacionale sidomos përsa i takon problemeve më të rëndësishme.”/tvklan.al






Të ngjashme