Kryeministri Meta, mbledhja parë e Qeverisë – (29 Tetor 1999)


Kryeministri Meta, mbledhja parë e Qeverisë – (29 Tetor 1999)

21:54 29/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pakti i Stabilitetit, Integrimi Euroatlantik, lufta kundër krimit si dhe thellimi i rezultateve kundër kontrabandës e korrupsionit do të jenë prioritetet e Qeverisë së re. Këtë e ka deklaruar Kryeministri Ilir Meta sonte në mbledhjen e parë të kabinetit të tij.

Kryeministri Ilir Meta:- “Përpjekja për realizimin e këtyre objektivave është dhe përpjekje për tu përshpejtuar e konsoliduar Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në Nato. Ne do të thellojmë rezultatet tashmë të prekshme në luftën kundër krimit të çdo natyre, duke garantuar qytetarëin shqiptar se në betejën e shtetit tonë të ri demokratik me krimin do të afirmohet vetëm një fitimtar dhe ky do të jetë shteti ligjor i të gjithë shqiptarëve. Ne do të thellojmë luftën pa kompromis kundër korrupsionit të çdo niveli, duke garantuar qytetarin shqiptar se në betejën e shtetit tonë të ri demokratik me korrupsionin do të afirmohet vetëm një fitimtar dhe ky do të jetë morali i ligjit. Ne do të thellojmë reformat institucionale, strukturore dhe të ekonomisë së tregut, si edhe do të sigurojmë e zgjerojmë pa reshtur hapësirën e lirivë dhe të drejtave të njeriut duke garantuar qytetarin shqiptar duke garantuar qytetarin shqiptar për një shtet demokratik në shërbim të shoqërisë sonë”.

Kryeministri Meta ka ofruar bashkëpunim e mirkuptim të vazhdueshëm me opozitën shqiptare, sipas tij me interesat e përbashkëta dhe përmbushjen e gjithë detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta. Kështu Ilir Meta në mbedhjen e parë si Keyrministër i Shqipërisë përveç prioriteteve ka shprehur dhe besimin se kabineti i ri do të përballojë me sukses sfidat që e presin./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme