Kryeministri Meta me doganierët – (2 Nëntor 1999)


Kryeministri Meta me doganierët – (2 Nëntor 1999)

14:16 02/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri Meta reagon ashpër ndaj fenomenit të korrupsionit dhe kontrabandës në Shqipëri. Ai ka mbledhur sot në Kryeministri, Ministrat Poçi e Angjeli, drejtues të doganave dhe tatimeve dhe i ka paralajmeruar ata se do të mbajnë përgjegjësi të plotë në rast të mosrealizimit të të ardhurave.

Nuk do të mbetemi më në analiza 6 mujore ose 3 mujore ka nënvizuar Meta. Çdo ditë unë kërkoj informacion të plote nga Ministri Angjeli dhe Ministri nga drejtoritë përkatëse kryesisht nga doganat. Kryeministri Meta pasi ka siguruar për mbështetjen e qeverisë në këtë punë intensive u shpreh se për çdo deficit apo shfaqe të mungësës së vullnetit do të mbajnë përgegjësi që nga drejtori më i thjeshtë e deri tek ministri.

Do të jeni përditë përballë një dinamike të re ju drejtua Meta doganierëve, e cila po merr përmasa për të mos lejuar që vullneti politik i qeverisë që unë drejtoj për të luftuar korrupsionin e kontrabandën të kompromentohet nga njerëz të papërgjegjshëm në administratën doganore dhe atë shtetërore.

Më pas ministri i Financave Anastas Angjeli pasi ka përmbledhur punën e deritanishme në sektorët më delikatë doganat e tatimet, sqaroi edhe disa nga masat e ardhshme. Ministri Angjeli ka kërkuar edhe ndihmën e Ministrisë së Rendit. Ministri Poçi pasi ka siguruar për ndihmën e Ministrisë që ai drejton hodhi idenë e ngritjes së një strukture për të bashkëvepruar në luftën kundër krimit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme