Kryeministri Meta në Durrës – (15 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Durrësi, një nga portet më të rëndësishme të gjithë Rajonit duhët të thithë gjithë investimet e akorduara. Por kjo nuk mund të arrihet pa një mirmenaxhim të portit, doganave dhe hekurudhës me një luftë sa me efikase kundër kontrabandës. Ky ka qenë sot mesazhi i vizitës së Kryeministrit Ilir Meta në Portin e Durrësit, ku shoqërohej nga Ministri i Rendit Poçi, Ministrja e Transporteve Shuli, Drejtori i Doganave Ago dhe Drejtori i Hekurudhave Bunaci.
Situata e vështirë që kemi kaluar u tha Meta të pranishmëve ka lënë mjaft probleme në port, por prespektiva e këtij porti si një nyje lidhëse mes perëndimit dhe lindjes kërkon impenjime të veçanta. Secili në linjën e tij duhet tu paraprijë problemeve për realizimin e fondeve të akorduara.
Angazhimi i Qeverisë Shqiptare me Paktin e Stabilitetit nuk do të lejojë djegien e fondeve, theksoi Meta. Që Shqiperia të jetë tranzit dhe për vendet e tjera duhet që në Port e jashtë tij të këtë mirsjellje qytetare për këdo që vjen këtu. Pakësimi i numrit të kosovarëve që kalojnë nga Durrësi ne Prishtinë duke zgjedhur tashmë Maqedoninë flasin për probleme që duhen zgjidhur shpejt.
Meta ka theksuar të reëndësisë prioritare dhe rehabilitimin e hekurudhave duke veçuar atë Durrës-Maqedoni. Meta ka kritikuar sot dhe Policinë Ndërtimore për zvarritje në prishjen e ndërtimeve pa leje në Port. Poçi, Shuli, drejtorët Ago e Bunaci kanë premtuar zgjidhje të problemeve në sektorët që mbulojnë për një menaxhim sa me të mirë të Portit të Durrësit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori