Kryeministri Meta në fabrikën e çimentos: Më në fund Shqipëria po prodhon (11 Dhjetor 2000)


Kryeministri Meta në fabrikën e çimentos: Më në fund Shqipëria po prodhon (11 Dhjetor 2000)

12:12 11/12/2000

Kryeminsitri Meta pavarësisht nga vendosja e eksplozivit në rrugën drejt fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, ka vazhduar normalisht vizitën atje. Kjo fabrikë ka disa muaj që është privatizuar nga firma anglo-libaneze “Cement”. Më në fund pas 5 vitesh tha Kryeminstri Meta nga kjo fabrikë do të dalë tym.

“Ne ecim të sigurtë drejt riaktivizimit të të gjithë potencialeve për zhvillimin e vendit, drejt rritjes së prodhimit në vend, drejt punësimit të shumë punëtorëve, drejt rritjes së besimit si dhe për zhvillimin e shumë industrive të caktuara në vend, në mënyrë që vendi të nxjerrë në pah të gjitha potencialet për zhvillim dhe në këtë mënyrë të hedhim hapat e mëtejshëm të ndërtimit të një Shqipërie që jo vetëm konsumon, por edhe prodhon.

Më pas kryeminsitri ka parë nga afër disa nga pjesët e rehabilitura të kësaj fabrike që tashmë ka filluar prodhimin. Aktualisht ka filluar puna me 100 punëtorë dhe kapacitet të përgjithshëm me 12 500 ton në muaj. Ndërsa në qershor do të fillojë faza e dytë e rehabilitimit ku numri i punëtorëve pritet të shkojë në 160 dhe prodhimi i çimentos në 20 mijë ton në muaj./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme