Kryeministri Meta në Kukës: Premtojmë ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë (24 Shtator 2000)
Kryeministri Ilir Meta ka premtuar në Kukës përfundimin e rrugës Tiranë-Kukës brenda 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Nëse sot kuksianët e bëjnë rrugën Kukës-Tiranë për 7 orë, në qershor ne do të kërkojmë votëbesimin për parlamentin e ardhshëm, do t’a bëjnë këtë rrugë për 3 orë e gjysmë, tha Kryeministri Meta gjatë një mitingu të organizuar nga Partia Socialiste në sheshin kryesor të qytetit.
“Unë do ju garantoj se në raste përpara pak kohësh Durrës-Kukës bëhej për të paktën 7 orë, kur vijmë ne në qershor për të kërkuar votat tuaja për një mandat të dytë do të bëhet për 3 orë e gjysmë. Gjatë mandatit tonë tjetër ne do të kemi fatin jo vetëm të fillomë, por dhe të përfundojmë rrugën nga Durrësi deri në Morinë.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame