Kryeministri Meta në Rumani – (11 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Europa Juglindore në përpjekje dhe prespektivat, për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë si dhe rritjes ekonomike dhe sociale të rajonit. Pikërisht për këtë janë mbledhur në Bukuresht të Rumanisë kryetarët e shteteve dhe qeverive të rajonit. Kështu shënohet takimi i tretë ku do të diskutohen zhvillimet e deri tanishme por edhe ato të ardhshme në varësi të zbatimit konkret të paktit të stabilitetit. Ndërsa pritet që në kete samit te nenshkruhet karta e fqinjesise se mire, stabilitetit dhe bashkëpunimit.
Sot krerët ballkanik kanë diskutuar sëbashku apo në takime dypalëshe, rreth problemeve thelbësore por dhe ato teknike për të cilat do të diskutohet edhe në samit.
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Meta ka mbrritur në Bukuresht pasditen e sotme, ku menjëherë ka nisur bisedimet dhe ka parashtruar prioritetet e qeverisë shqiptare, të cilat do të paraqiten gjatë punimeve të samitit. Kryeministri Meta veçanërisht me homologët e tij fqinj, ka diskutuar për krijimin e një atmosfere më të favorshme për zhvilimin e tregtisë së lirë, bashkëpunimi në fushën e rendit dhe bllokimin e trafiqeve të paligjshme./tvklan.al
Informoj nga Bukureshti për Tv Klan – Ornela Bego.