Kryeministri Meta niset për vizitë pune në Gjermani – (16 Janar 2001)


Kryeministri Meta niset për vizitë pune në Gjermani – (16 Janar 2001)

21:56 16/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta, i shoqëruar nga Ministri i Rendit Ilir Gjoni është nisur sot drejt Gjermanisë, në një vizitë tre ditore. Gjatë qëndrimit atje do të takohet me personalitetet më të larta gjermane, kancelarin Shrëder, ministrin e Jashtëm Joshka Fisher, ministrin e Brendshëm Oto Shili, etj. Meta do të zhvillojë takime edhe në Bundestagun gjerman, e veçanërisht me kryetarin e tij.

Në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, kryesisht në fushën ekonomike, rritja e pranisë së biznesit gjerman në Shqipëri, mbështetja në fushën e rendit etj. Kryeministri shqiptar do të mbajë një kumtesë në Akademinë Europiane në Berlin, si dhe do të marrë pjesë në një festë të organizuar nga bashkatdhetarët posaçërisht për të./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme