Kryeministri Meta: Normaliteti i zgjedhjeve 2001, varet nga vullneti i opozitës – (20 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva TV Klan 2000
Ecuria dhe normaliteti i zgjedhjeve parlamentare të 2001, varet nga vullneti i opozitë. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Ilir Meta. Qeveria, tha ai, ka pasur gjithmonë predispozicionin për të bashkëpunuar dhe ka arritur të sigurojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ndërsa lidhur me deklaratën e SHBA dhe BE, ku dënohet dhuna në Shqipëri, Meta është shprehur se do të vazhdojë të zbatojë Kushtetutën dhe mbrojë institucionet.
Kryeministri Ilir Meta:- “Është tepër për të ardhur keq, kur shikon se për ato kërkesa, pretendime, që ka nxjerrë opozita, lidhur me zgjedhjet e 1 Tetorit, kur ka një reflektim të caktuar nga ana e mazhorancës, për të përmirësuar standartin e zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat i përgjigjen edhe dëshirës së opozitës, ajo përsëri nuk dëshiron që të kontribuojë në këtë proces, por nxjerrë pretekste të reja. Pra këtu është çështje e vullnetit të opozitës dhe nuk është çështje e vullnetit të mazhorancës. Qeveria që drejtoj unë, në radhë të parë bazohet në Kushtetutën e vendit, bazohet në ligjet në fuqi, dhe nuk mund t’i marrë lejen askujt, për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjin”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego