Kryeministri Meta paralajmëron firmën “2K” për ndërprerje të punimeve në Çorovodë (17 Dhjetor 2000)


Kryeministri Meta paralajmëron firmën “2K” për ndërprerje të punimeve në Çorovodë (17 Dhjetor 2000)

12:44 17/12/2000

Kryeministri Meta ka paralajmëruar firmën “2K” për të ndërprerë kontratën në ndërtimin e rrugës Berat-Çorovodë. Nuk jam aspak i kënaqur tha Meta gjatë inspektimit në këtë rrugë. Sipas kryeminstrit projekti ka disa difekte dhe nuk është punuar. Kontrata për fillimin e punimeve është nënshkruar disa muaj më parë dhe deri tani nuk është realizuar as 3% e punimeve.

Gjithashtu Kryeminstri Meta ka zhvilluar takime në Bashkinë e Beratit, Poliçanit dhe Skraparit. Në këto rrethe, problemi më shqetësues është panunësia dhe kjo lidhet me mosfunksionimin e ndërmarrjeve të mëdha si Kombinati i Tekstileve në Berat dhe Kombinati Mekanik i prodhimit të armëve në Poliçan.

Drejtuesit lokalë të Beratit u kërkuan kryeministrit të zbatojnë ligjin e falimentit në Kombinatin e Tekstileve pasi pas privatizimit të bërë dy vite më parë e kanë nxjerrë krejtësisht jashtë funksionimit. Ndërsa për Kombinatin Mekanik të Poliçanit kryeministri tha se duhet të ndërrohet prodhimi nga ushtarak në civil në mënyrë që të mos mbyllet kjo ndërmarrje e madhe./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme