Kryeministri Meta përgëzon policët e Elbasanit – (7 Tetor 2000)


Kryeministri Meta përgëzon policët e Elbasanit – (7 Tetor 2000)

20:18 07/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryeministri Meta ka takuar sot punonjësit e policisë së Elbasanit. Jam këtu tha ai, për t’iu përgëzuar për punën e mirë në drejtim të vendosjes së rendit, për prefekturën tuaj dhe veçanërisht për korrektësinë e efektivit policor, gjatë zgjedhjeve të 1 Tetorit. Sipas kryeministrit policia e Elbasanit është modeli më i mirë i policisë shqiptare, pasi ajo nuk i përket partive politike dhe për këtë një meritë të veçantë ka kolonel Koseni.

Koseni e ka njohur kryeministrin me gjendjen aktuale të kësaj prefekture, ku zbulueshmëria sipas tij është 100% dhe numri i veprave të rënda penale është mjaft i vogël. Katër vrasje në rang prefekture kanë ndodhur gjatë këtij viti, tha Koseni dhe autorët e tyre janë arrestuar nga policia./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme