Kryeministri Meta pret në Linzë, Kombëtaren fituese ndaj Greqisë – (11 Tetor 2000)


Kryeministri Meta pret në Linzë, Kombëtaren fituese ndaj Greqisë – (11 Tetor 2000)

11:03 11/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Festa e madhe e fitores së ekipit tonë kombëtar të futbollit, nga bulevardi i Tiranës dhe sheshi “Skënderbej”, u zhvendos afër mesnatës deri në orët e parë të mëngjesit në hotel “Chateau Linza”. Ky hotel në malin e Dajtit është bërë prej disa vitesh, rezidenca e ekipit tonë përfaqësues të futbollit. Vargu i gjatë i makinave është drejtuar në hyrje të hotelit, ku kryeministri Ilir Meta dha pritjen për kuqezinjtë që fituan ndaj Greqisë.

Kryeministri Meta, i cili mbante veshur gjatë gjithë ndeshjes fanellën e ekipit tonë përfaqësues me numrin 18, nuk e hoqi atë gjatë gjithë natës së festës së madhe. Pas ndeshjes, i pyetur nëse do ta mbante premtimin që i kishte dhënë, për një premio prej 10 mijë dollarësh, për çdo futbollist, Meta deklaroi, se shuma jo vetëm që do t’iu jepet futbollistëve por ajo do të rritet përsëri.

Kjo fitore më shumë se sportive, duket se ka qenë një fitore e madhe morale dhe kombëtare, e diajve të kuq ndaj përfaqësueses së Greqisë./tvklan.al






Të ngjashme