Kryeministri Meta: Qeveria do të mbrojë Kushtetutën dhe jetën e qytetarëve (28 Nëntor 2000)
“Sot në mesditë, në qytetin e Bajram Currit në rrethin e Tropojës ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Një grup banditësh të armatosur kanë sulmuar komisariatin e policisë në Bajram Curri dhe disa institucione të tjera shtetërore. Ky sulm është në vazhdën e njoftimeve të herë pas hershme të një klani ekstremist në drejtimin e Partisë Demokratike se do t’a rrëzojnë pushtetin edhe me dhunë. Para disa ditësh në një takim me ambasadorin e SHBA , ambasadorin francez përfaqësues i BE-së, si dhe me ambasadorin e OSBE-së, unë dhe ministri i Rendit i vumë ata në dijeni lidhur me rrjedhimet konkrete të deklaratave të tilla stabilizuese. Forcat e rendit në rrethin e Tropojës në mbrojtje dhe zbatim të ligjit nuk kanë lejuar dhunimin e komisariatit të policisë. Ato kanë kundërvepruar me forcë kundër banditëve të cilët sulmuan me armë si rezultat i përplasjes së armatosur me policinë, ka disa të vrarë mes banditëve si dhe disa të plagosur. Qeveria e cila u mblodh përpara disa minutave, diskutoi mbi situatën e krijuar. Qeveria është e vendosur të mbrojë me gjithë forcat që ka, Kushtetutën dhe jetën e qytetarëve.”/tvklan.al