Kryeministri Meta takim me Aznar në Spanjë – (10 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryeministri Ilir Meta është takuar dje në Madrid me kryeministrin e Spanjës, Hose Maria Aznar. Dy kryeministrat kanë vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat qëndrojnë në nivel të lart bashkëpunimi. Më konkretisht bashkëpunimi ekonomik, përmes ndihmës 11 milion dollarëshe, akorduar nga qeveria spanjolle, për sektorin energjitik dhe ujin e pijshëm.
Kryeministri Aznar dhe Meta, shprehën vullnetin për të ecur më shpejt në procedurat e nënshkrimit dhe zbatimit të disa marrëveshjeve. Kryeministri Aznar konfirmoi mbështetjen e Spanjës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Meta dhe Aznar kanë vlerësuar hapat pozitiv në drejtim të demokratizimit dhe forcimit të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit. E vemja rrugë për zgjidhjen e problemeve është dialogu, me qëllim eliminimin e dhunës, janë shprehur kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Spanjës Aznar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti