Kryeministri Meta takim me biznesmenët në Devoll – (21 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sot në Bilisht është mbledhur forumi “Biznes në Devoll”, me biznesmenë vendas e të huaj, që kanë investuar në këtë qytet. Në këtë takim, merrnin pjesë kryeministri Meta dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Organizatorët e këtij takimi, kanë si synim njohjen brenda dhe jashtë vendit, të krahinës së Devollit, për vendosjen e kontakteve mes biznesmenëve, bankave dhe institucioneve.
Kryeministri Ilir Meta, pasi vlerësoi lidhjet tregtare të Devollit me Greqinë dhe afërsinë e këtij vendi me komunitetin evropian, nënvizoi se në Devoll janë hedhur bazat për një zhvillim të gjithanshëm dhe se qeveria ka krijuar një mjedis inkurajues, për zhvillimin e biznesit këtu. Një vëmendje kryeministri i kushtoi problemit të energjetikës, duke kujtuar politikën e shfrytëzimit të këtij sektori në 15 vitet e fundit. Fjalët e fundit të tij ishin, se shteti do të mbështes Devollin për përmirësimin e infrastrukturës./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti