Kryeministri Meta takim me FMN – (30 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tani është momenti kur investitorët e huaj po kthejnë sytë gjithnjë e më shumë nga Shqipëria. Janë shprehur sot kështu përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar në takimin me Kryeministrin Ilir Meta. Sipas tyre bashkëpunimi i ardhshëm me Qeverinë Shqiptare do të konsistojeë në reformat për një privatizim sa me të shpejtë dhe efektiv të bankave dhe sektoreve strategjikë për t’i dhënë një frymemarrje tjetër ekonomisë shqiptare veçanërisht pas përfundimit të krizës në Kosovë.
Kryeministri Meta pasi ka siguruar përfaqesuesit e FMN për vazhdimesinë e angazhimeve ndaj saj u shpreh se ato janë në rrugën e duhur për zbatimin e programit makro ekonomik. Përfaqësuesit e FMN-së kanë konstatuar se në Shqipëri janë bërë ndryshime të rëndësishme për uljen e inflacionit, rritjen ekonomike, fakt ky që ndikon për ecurinë pozitive në vitin e ardhshëm.
Ndërkohë Kryeministri Meta ka nënvizuar se Qeveria Shqiptare do të vazhdojë me vendosmëri reformat strukturore, vjeljen e taksave, luftën kundër kontrabandës e të tjerë. Përsa i përketë reformës në administratën publike Meta tha se synohet për krijimin e strukturave sa më efikase dhe dinamike larg fryrjeve burokratike./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego