Kryeministri Meta takim me investitoret italian – (26 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Asambleja vjetore e investitorëve italianë në Shqipëri është mbledhur të diskutojë mbi problemet tregtare, mes tyre është gjendur edhe kryeministri Meta, i cili ka përshëndetur punën e bërë, duke i quajtur pjesë të investitorëve shqiptarë. Pas Bashkimit Europian, Italia është partneri kryesor.
Preokupimi i qeverisë është t’u sigurojë kushte për të punuar, rend, infrastrukturë dhe stabilitet ekonomik. Tarifat doganore do të ulën deri 15%, do të ulet tatimi mbi fitimin nga 30 në 25%. Tarifat doganore në vitin e ardhshëm nuk do t’i kalojnë 10%. Kryeministri Meta premtoi gjithashtu ngritjen e një agjencie, e cila garanton investimet e të huajve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti