Kryeministri Meta takim me italianët në Durrës (2 Dhjetor 1999)


Kryeministri Meta takim me italianët në Durrës (2 Dhjetor 1999)

14:21 02/12/1999

Sot në mesditë Kryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare Aleks Andoni zhvilloi një vizitë në Komandën e forcave të NATO-s të dislokuara në Durrës. Komandant i kësaj force Gjeneral Kiavareli në fjalimin e tij i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Meta. Ai theksoi se janë këtu për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë dhe për të kaluar vështirësitë e kaluara pas incidentit kosovar.

Më pas u zhvillua ceremonia e ngritjes së 3 flamujve, atij shqiptar, italian dhe të NATO-s prezantuar nga pala italiane. Më pas u zhvillua një vizitë në ambjentet e shtabit. Në një konferencë të improvizuar Meta theksoi se marrëdhëniet mjaft të mira mes Shqipërisë dhe të NATO-s, kontributi që qeveria dhe populli shqiptar i dha kësaj force gjatë konfliktit kosovar veç të tjerash janë dhe një faktor vendimtar i stabilitetit në Rajon.

Ai falenderoi Italianë për kontributin dhe ndihmën për vendin tonë në të gjitha fushat, si për përballimin e refugjatëve ashtu dhe të rikonstruktimit të ushtrisë shqiptare. Më pas u zhvillua një vizitë në spitalin ushtarak italian në Durrës i njohur për ndihmesën e tij për pacientët kosovarë dhe shqiptare./tvklan.al






Të ngjashme