Kryeministri Meta, takim për projektin e rrugës Rrogozhinë-Lushnje – (30 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Pamje mbulim – Kryeministri Ilir Meta ka pritur në një takim përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve dhe ekipin, që do të ndërtojë rrugën Rrogozhinë – Lushnje. Në këtë takim, Ministri i Transporteve Sokol Nako ka prezantuar projektin e kësaj rruge, i cili do të zhvillohet në dy etapa.
Në etapën e parë, që pritet të përfundojë në Qershor të vitit 2001, do të jetë përfundimi i shtresës së parë të asfaltit, për të lejuar kalimin e mjeteve nga Rrogozhina në hyrje të Lushnjes. Ndërsa në etapën e dytë, që pritet të përfundojë në Tetor 2001, mendohet të jetë përfundimi i plotë i tapetit asfaltik dhe i By-Pass-it të Lushnjes./tvklan.al