Kryeministri Meta takon Klosin dhe Rakipin (10 Dhjetor 1999)


Kryeministri Meta takon Klosin dhe Rakipin (10 Dhjetor 1999)

14:35 10/12/1999

Kryeministri Ilir Meta është takuar sot me kreun e Shërbimit Sekret Klosi dhe me Kryeprokurorin Rakipi në zyrën e këtij te fundit. Takimi mes dy drejtuesve më të lartë të institucionve drejtuese vjen pak ditë pas vizitës së parë me prezantuesit që Meta bëri në Prokurori dhe më pas takimit të Ambasadorit Amerikan Liempreht me Prokurorin Rakipi. Ky takim ka sherbyer për vendosjen e marrëdhënieve institucionale mes tre organeve të larta në hartimin e një lufte të përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandës. Më konkretisht rreth këtij takimi Kryeprokurori Rakipi në një linjë telefonike sqaron për TV Klan.

Arben Rakipi: Çeshtje që lidhen me korrupsionin ose problemi i korrupsionit sigurisht që është temë e ditës e cila mund të diskutohet edhe me Kryeministrin, por me të sot nuk kemi diskutuar çeshtje konkrete. E rëndësishme është që kemi qënë të gjithë dakort që i duhet vënë rëndësi e madhe luftës së korrupsionit dhe sigurisht me ata dy personazhe që sot u ndodhen në zyrën time nuk mund të diskutojmë çeshtje konkrete sepse në fund të fundit ato janë çeshtje të Prokurorisë dhe vetëm ne mund tu japim zgjidhje. E rëndësishme është që prej tyre sigurohet mbështetje dhe mbështetja është me përmasa të mëdha dhe e rëndësishme për punën tonë. Çeshtja e korrupsionit sot dhe e krimit në përgjithësi lidhet sigurisht me qëllimin e punës së organit së informimit shtetëror, lidhet me sigurinë kombëtare do të thoja. Kështu që roli i këtij organi është mjaft i rëndësishëm sepse mund të identifikojë struktura, njerëz apo veprime të cilat duhen goditur. Jemi mbledhur disa herë me nëpunës të shërbimit, kryetari gjithashtu për të bërë të mundur që jo vetëm të identifikojmë personat përgjegjës dhe të korruptuar por ajo që është më e rëndësishme t’i godasim ata dhe them që së shpejti do të kemi rezultate në punën tonë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme