Kryeministri Meta: Të rrisim prodhimin vendas dhe nivelin e jetesës (9 Gusht 2000)
Kryeministri Meta ka vizituar sot fabrikën e re të kompanisë Deka. Vlera e përgjithshme e investimeve në këtë kompleks që kap shifrën 20 milion dollarë, do të nisë nga puna në shtator të këtij viti. Meta duke e cilësuar kompaninë si një investim model në fushën agro-ushqimore, vlerësoi faktin që në këtë fabrikë do të punësohen 700 punëtorë.
Qeveria tha Meta është e angazhuar të nxisë investimet në Shqipëri dhe veçanërisht ato vendase për të përmirësuar raportin import-eksport. Sipas kryeminsitrit 6 mujorin e fundit, importi në Shqipëri është ulur me rreth 16 milion dollarë.
Më pas Kryeministri Meta ka marrë pjesë në ingurimin dhe rehabilitimin e kanalit Karinë-Gosë dhe atë të fushës së Dorësisë në Peqin. Qeveria tha Meta po i jep prioritet bujqësisë në mënyrë që njerëzit t’i kthehen punës duke rritur kështu prodhimin vendas dhe për rrjedhojë dhe nivelin e jetesës./tvklan.al
Gazetar: Ornela Bego