Kryeministri Meta tek shoqëria HIT – (18 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kryeministri Meta ka zbritur sot në një shoqëri me prodhim të kufizuar lëngjesh me emrin HIT. Malësori quhet bashkëpronari kosovar, i cili së bashku me kolegun e tij Kelmendi kanë investuar rreth 12 milion marka gjermane dhe kanë punësuar 300 punonjës.
Meta ka inaguruar sot dy linja të reja të kësaj shoqërie synimi i të cilave është prodhimi i lëngjeve të frutave, qumshtit të homogjenizuar e pasterizuar, etj. Meta inaguroi dy linjat e reja të shoqërisë tregtare HIT dhe më pas ka vizituar për pak çaste ambjentet e kësaj shoqërie./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari