Kryeministri Meta urdhëron prishjen e ndërtimeve buzë rrugëve – (27 Janar 2001)


Kryeministri Meta urdhëron prishjen e ndërtimeve buzë rrugëve – (27 Janar 2001)

16:10 27/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta ka urdhëruar prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme buzë rrugëve nacionale, kryesisht përgjatë autostradave. Në një takim me drejtues të Ministrisë së Punëve Publike, Ministrisë së Transporteve, Ministrisë së Pushtetit Lokal, Policisë Ndërtimore dhe Policisë së Shtetit, Meta ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të këtij aksioni, që do të përfshijë objektet e ngritura pa leje, por dhe ato që kanë marrë leje jashtë çdo rregulli të urbanistikës.

Vështirësia në mirëmbajtje dhe problemet që mund të dalin gjatë zgjerimit të rrugës në një të ardhme të afërt kanë motivuar kryeministrin në dhënien e një urdhri të tillë. Kryeministri Meta ka deklaruar, se do të kontrollojë rreptësisht e në mënyrë të vazhdueshme këtë proces./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme